Për të dytin vit radhazi, TEG ka mirëpritur dhe mbështetur aktivitetin krijues të studentëve të arkitekturës, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Mane, programin B4Students dhe organizatën GO2 Albania. 18 ndriçues për mjedise urbane dhe të interierit, të krijuara me materiale të riciklikuara nga studentët pjesëmarrës dhe të ekspozuara në TEG janë vlerësuar nga juria në eventin e datës 13 tetor ku janë shpallur 5 projektet më të mira.
Me këtë aktivitet krijues për riciklimin dhe nismat e tjera të ndërmarra, TEG ka dëshmuar se është demostrim i ekonomisë rrethore dhe asaj të gjelbër, një mënyrë praktike për të zhbllokuar vlerën e produkteve që hedhim duke u kthyer në një qendër frymëzimi dhe ndërgjegjësimi, krahas blerjeve dhe argëtimit. Organizimi i konkursit mbështetet financiarisht nga TEG në vijimësi të nismave të përgjegjësisë sociale, me fokus edukimin dhe mjedisin, një prioritet i Fondacionit Mane, nën kujdesin e veçantë të themeluesit, Samir Mane.
Lexo edhe: Me mbështetjen e B4Students, çelet ekspozita e studentëve “Moda e Qëndrueshme” në TEG
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Armand Vokshi, shprehet se “Ky aktivitet i rëndësishëm, nuk është vetëm një hapësirë për ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin profesional të studentëve, por është gjithashtu një urë komunikimi. Jemi të gëzuar që këtë edicion, pjesë e tij janë studentë nga tre shtete – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke zgjeruar kështu jehohën e saj dhe nxitur bashkëpunimin.” Ai shtoi gjithashtu se “Suksesi i këtij projekti është rezultat i mbështetjes nga Fondacioni Mane, B4Students dhe TEG”.
Ndërsa Joana Korimi, Drejtoresha e Marketingut të ACREM (kompania menaxhuese e TEG) shpreh kënaqësinë që TEG, një hapësirë që është simbol i mënyrës më të mirë të jetesës dhe të frymëzon të ndjekësh trendet e të jesh i përgjegjshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, po krijon tashmë një traditë ku promovohen vlera të këtilla nga studentët e arkitekturës, nëpërmjet riciklimit dhe të menduarit krijues.