Mendo përtej të zakonshmes.

Konkursi i Sfidave të Biznesit, tashmë në edicionin e katërt, është një aktivitet i dedikuar për studentët të cilët duan të testojnë e zhvillojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve reale të biznesit, në partneritet me B4Students.

Me këtë aktivitet, B4Students synon nxitjen e inovacionit dhe të të menduarit analitik nga studentët, nëpërmjet konceptimit nga ana e tyre të zgjidhjeve për sfida reale që has biznesi në Shqipëri.

Për çdo edicion, B4Students përzgjedh një sfidë aktuale nga një prej kompanive partnere dhe përgatit një material studimor për studentët si bazë orientimi për konceptimin dhe krijimin e zgjidhjes.

Gati për sfidën e rradhës?

2024 Challenge (kliko këtu)

Sfidat e kaluara:

2022, Edicioni 3, SCAN TV

2022, Edicioni 2, Tirana Bank

2021, Edicioni 1, Balfin Real Estate & Hospitality

Përfitimet për Studentët
01

Shpërblim monetar

3 finalistët më të mirë shpërblehen sipas rendit, në vlerën monetare 250 Euro (vendi 1), 200 Euro (vendi 2) dhe 150 Euro (vendi 3).

02

Certifikim për një kurs trajnimi online

3 finalistëve ju mundësohet një buxhet prej 50 Euro për ndjekjen e një kursi në platforma ndërkombëtare

03

Mundësi për aftësim profesional në profil

3 finalistëve ju ofrohet mundësia të bëhen pjesë e Programit të Praktikës & Punësimit nga B4Students.

04

Certifikatë vlerësimi për përvojën e fituar

Të gjithë finalistët pajisen me dokument vlerësimi të lëshuar nga B4Students dhe kompania partnere.

3 finalistët më të mirë shpërblehen sipas rendit, në vlerën monetare 250 Euro (vendi 1), 200 Euro (vendi 2) dhe 150 Euro (vendi 3).

3 finalistëve ju mundësohet një buxhet prej 50 Euro për ndjekjen e një kursi në platforma ndërkombëtare

3 finalistëve ju ofrohet mundësia të bëhen pjesë e Programit të Praktikës & Punësimit nga B4Students.

Të gjithë finalistët pajisen me dokument vlerësimi të lëshuar nga B4Students dhe kompania partnere.

2024
June
30 Shkurt – 8 Mars
8 – 9 Mars
11 – 15 Mars

Afati i fundit për regjistrimin dhe dorëzimin e zgjidhjes.

Vlerësimi i zgjidhjeve dhe përzgjedhja e finalistëve.

Prezantimi i zgjidhjeve përpara jurisë dhe shpallja e tre fituesve.