Klubet Sociale, tashmë në Edicionin e II-të, është një program që synon të nxisë dhe mbështesë financiarisht Klubet e Studentëve për të ideuar dhe implementuar projekte që kanë një ndikim pozitiv në komunitet. Në këtë program mund të dërgojnë propozimet e tyre të gjitha Klubet e Studentëve në Shqipëri, me përvojë apo të krijuara rishtaz, me fokus edukimin, mjedisin, kulturën, artin, shëndetin, zbutjen e varfërisë, trashëgiminë kulturore, sportin, rritjen profesionale.