Konkursi i Ideve të Biznesit, tashmë në Edicionin e III-të, është një ftesë e hapur për të gjithë studentët, në grup apo individualisht, që kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë më tej, me mbështetjen e B4Students.
Pjesëmarrësit kanë mundësi të sigurojnë grant deri në masën 5 mijë Euro për ndërtimin e biznesit dhe fillimin e operimit, kreditim preferencial në partneritet me Tirana Bank, trajnime tematike nga profesionistë, mentorim për 6 muaj nga ekspertë të B4Students, si dhe ekspozim me Grupin BALFIN për mundësi partneriteti.
Hapi i radhës? Dërgimi i idesë së biznesit.
Dita e fundit për të aplikuar është 31 mars 2023.
Për më shumë informacion rreth konkursit (kliko këtu).