B4Students është një program dinamik, tërësisht i përshtatur dhe plotësisht i dedikuar për studentët, që krijon mundësi dhe ofron mbështetje për krijimin e bizneseve të reja, zhvillimin e projekteve sociale, aftësimin profesional dhe rritjen personale, mundësuar nga Grupi BALFIN.
B4Students përbëhet nga 4 komponentë, të pavarura nga njëra-tjetra dhe të harmonizuara qëllimisht, si më poshtë:
organizimi i konkurseve me fokus Idetë e Biznesit, si dhe Sfidat e Biznesit.
vlerësimi i projekteve sociale me impakt pozitiv në komunitet nga Klubet Studentore
ofrimi i mundësive për aftësim profesional gjatë studimeve, nëpërmjet BALFIN dhe shoqërive të tij.
realizimi i investimeve infrastrukturore sipas nevojave të Intitucioneve të Arsimit të Lartë (IAL)
B4Students është program i Grupit BALFIN, ndërtuar në kuadër të nismave të përgjegjshmërisë sociale, me fokus edukimin dhe të rinjtë. Programi ka në fokus studentët që synojnë të avancojnë në karrierë dhe sipërmarrje, duke i krijuar mundësi të reja dhe ofruar mbështetje.
Qëllimi ynë për të ardhmen është të zgjerojmë praninë rajonale të B4Students, për të kontribuar në fuqizimin dhe integrimin e të rinjve, promovimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe në përshpejtimin e inovacionit dhe rritjes ekonomike.
B4Students u prezantua për publikun në muajin maj 2021.
Në partneritet për një qëllim më të madh
Ne jemi gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim që është në përputhje me qëllimin tonë. Lutemi qëndro i lidhur , që të mund të bisedojmë se si mund të mbështesim njëri-tjetrin.
Regjistrohuni dhe na tregoni se cili prej komponentëve të B4Students është me interes për ju dhe ne do t'ju mbajmë të përditësuar me informacion.