Zgjidh skuadrën tënde!

Programi i Praktikës & Punësimit nga B4Students të dedikohet ty që synon lart, ke ambicie për t’u zhvilluar profesionalisht, ke vullnet për të punuar me profesionistë të fushës, në kompani që janë lider të tregut dhe ofrojnë mundësi të larta për punësim bazuar në rezultate.

Programi organizohet në partneritet me Grupin BALFIN dhe kompanitë e saj, të cilat mirëpresin çdo vit studentët e përzgjedhur të zhvillojnë praktikën profesionale për 3 muaj, në profil pune që lidhet me studimet. Në përfundim të periudhës ju do të pajiseni me certifikatë vlerësimi, si dëshmi për çdo qëllim profesional.

Një përvojë e tillë me Grupin BALFIN, do të thotë të bëheni pjesë një prej grupeve të investimeve më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me aktivitet në 8 shtete dhe 9 industri me mbi 6000 punonjës gjithsej, që karakterizohen nga standardet më larta, shpirti inovativ, pasioni dhe përkushtimi për sukses.

Për të vijuar me aplikimin, ju duhet të selektoni “skuadrën tuaj” në kategorinë e punës që jeni të interesuar dhe të dërgoni aplikimin tuaj për vendet e lira, kompanitë dhe industritë që preferoni.  Je gati?

Përfitimet për Studentët

Aftësimi profesional në profil pune të lidhur me studimet

Bashkëveprimi me ekspertë dhe orientimi për karrierën

Zgjerimi i rrjetit të kontakteteve dhe përmirësimi i CV-së

Pjesëmarrja në trajnime të brendshme në kompani

Ekspozim me punëdhënës potencial, në nivel Grupi

Pajisja për 1 vit me Kartën e Besnikërisë “Happy”

Sillni pasionin, energjinë, kuriozitetin dhe vendosmërinë tuaj për të bërë gjëra të mëdha çdo ditë.