Ndërtoni biznesin tuaj.

Konkursi i Ideve të Biznesit, tashmë në Edicionin e III-të, është një ftesë e hapur për të gjithë studentët, në grup apo individualisht, që kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë më tej, me mbështetjen e B4Students.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të sigurojnë grant deri në masën 5 mijë Euro për ndërtimin e biznesit dhe fillimin e operimit, kreditim preferencial në partneritet me Tirana Bank, trajnime tematike nga profesionistë, mentorim për 6 muaj nga ekspertë të B4Students, si dhe ekspozim me Grupin BALFIN për mundësi partneriteti.

Hapi i radhës? Dërgimi i Idesë së Biznesit. 

Dita e fundit për të aplikuar  është 31 Maj 2024.

Për më shumë informacion për kompeticionin (klikoni këtu)

Përfitimet për Studentët
01

Grant për idetë fituese të biznesit

3 nga aplikantët me idetë më të mira të biznesit, vlerësuar nga Juria, do të përfitojnë financim të dedikuar deri në vlerën 5 mijë Euro për fillimin e aktivitetit

02

6 muaj mentorim nga ekspertë të industrisë

Për fituesit do të mundësohet mentorim i personalizuar bazuar në nevojat e tyre të identifikuara për hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë.

03

Trajnime tematike për zhvillimin e aftësive të reja

Të gjithë aplikantët ftohen në trajnim në fusha specifike për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit, si dizenjimi i të menduarit, hulumtimi i tregut, marketing dhe shitje, zhvillimi i planit të biznesit dhe prezantimi i tij.

04

Mundësi kreditimi me kushte preferenciale

Për aplikantët e interesuar do të krijohet mundësia që të aplikojnë për kreditim me kushte preferenciale në Tirana Bank, në partneritet me B4Students.

05

Mundësia për të gjetur investitorë potencial

Të gjithë aplikantët kanë mundësi të ekspozohen me rrjetin e bizneseve partnere të B4Students dhe të sigurojnë bashkëpunim dhe investime.

3 nga aplikantët me idetë më të mira të biznesit, vlerësuar nga Juria, do të përfitojnë financim të dedikuar deri në vlerën 5 mijë Euro për fillimin e aktivitetit

Për fituesit do të mundësohet mentorim i personalizuar bazuar në nevojat e tyre të identifikuara për hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë.

Të gjithë aplikantët ftohen në trajnim në fusha specifike për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit, si dizenjimi i të menduarit, hulumtimi i tregut, marketing dhe shitje, zhvillimi i planit të biznesit dhe prezantimi i tij.

Për aplikantët e interesuar do të krijohet mundësia që të aplikojnë për kreditim me kushte preferenciale në Tirana Bank, në partneritet me B4Students.

Të gjithë aplikantët kanë mundësi të ekspozohen me rrjetin e bizneseve partnere të B4Students dhe të sigurojnë bashkëpunim dhe investime.

2022
May & June
2 Shtator – 11 Nëntor
July
12 – 14 Nëntor
17 – 18 Nëntor
August
19 – 24 Nëntor

Thirrje për Aplikime: Studentët janë të ftuar të paraqesin idenë e tyre të biznesit në faqen e internetit të B4Students.

Apliko Tani

Vlerësimi i aplikimeve:
Juria vlerëson aplikimet dhe përzgjedh ata që kualifikohen për fazën e trajnimit.
Aplikantët e përzgjedhur ftohen të marrin pjesë në programin e trajnimit për të strukturuar idenë në formën e një plani biznesi.
Dokumenti duhet të dërgohet me email në hello@b4students.com deri më 16 nëntor.

Ri-vlerësimi i aplikimeve: Juria vlerëson planet e biznesit dhe përzgjedh deri në 12 finalistë për ‘Demo Day’. Në këtë event, juria shpall idetë më të mira të biznesit.

Fituesit e shpallur në 'Demo Day' mirëpriten në takim për të lidhur kontratën e sponsorizimit për lëvrimin e grantit nga B4Students, me mbështetjen e Grupit BALFIN.

Kriteret e Vlerësimit

Vlera e krijuar nga produkti ose shërbimi

Potenciali dhe atraktiviteti i tregut të synuar

Avantazhi konkurrues i biznesit të propozuar

Qëndrueshmëria operacionale dhe teknologjike

Njohuritë dhe aftësitë e themeluesit dhe skuadrës

Kërkesa për kapital dhe planifikimi financiar

Anëtarët e Jurisë
Ervin Kajno
Matilda Shehu
Agim Fjolla
Apliko tani për Konkursin e Ideve të Biznesit