Internship – Jumbo – Finance - Finance - Jumbo Albania
Industry: Retail
Category: Finance
Company: Jumbo Albania
Location: Tiranë
Departamenti i Financës
Përshkrimi i kompanisë:
Kidzone shpk (përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri), është pjesë e Balfin Group, e specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje, si dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Roli juaj:
- Angazhim me regjistrimin e faturave në sistem;
- Ndihmon me menaxhimin e llogarive të arkëtueshme dhe pagueshme;
- Ndihmon me analizat statistikore dhe projekte të tjera të veçanta;
- Përgatit analiza dhe raporte financiare javore dhe mujore;
- Siguron mbështetje të përgjithshme për departamentin e financës.
Përfitimet:
- Kandidati përfiton përvojë profesionale në profilin e financës;
- Kandidati përfiton përvojë në kërkim dhe analizë informacioni;
- Kandidati përfiton njohuri dhe orientim nga staf me përvojë;
- Kandidati përfiton trajnime profesionale të brendshme pa pagesë;
- Kandidati ka mundësinë të krijojë kontakte profesionale;
- Kandidati pajiset me vërtetim në përfundim të praktikës;
- Kandidati vlerësohet për punësim bazuar në performancë.
Profili i kandidatit:
- Student i fushës së financës/kontabilitetit, menaxhimit, etj;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe verbale);
- Aftësi të mira në përdorimin e paketës MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
- Natyrë e organizuar dhe metodik.
Të tjera:
- Fleksibilitet me oraret e punës gjatë orarit zyrtar të zyrave qëndrore (08.30- 17.00);
- Fleksibilitet për të punuar nga shtëpia/ në distancë / remote;
- Fleksibilitet për të lëvizur në dyqane.
Apply Now