Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Asistente Zyre, Departamenti i Burimeve Njerëzore
Përshkrimi i kompanisë:
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Roli juaj:
- Menaxhon bazat e të dhënave të punonjësve me saktësi dhe konfidencialitet;
- Asiston në krijimin dhe mirëmbajtjen e dokumenteve të lidhura me BNJ – manualet, politikat dhe procedurat e stafit;
- Kontribuon në koordinimin e ngjarjeve të punonjësve, programeve të njohjes dhe aktiviteteve të krijimit të ekipit;
- Ofron mbështetje për ekipin e BNJ në projekte speciale, analiza të të dhënave dhe prezantime.
Përfitimet:
- Përvojë praktike në funksione të ndryshme të burimeve njerëzore;
- Krijimi i njohurive dhe aftësive të reja të lidhura me profilin e Burimeve Njerëzore;
- Mundësi angazhimi në projekte domethënëse që ndikojnë në suksesin e organizatës;
- Ekspozim i lartë me një kulture pune profesionale, dhe ndërveoprim me ekspertë të HR;
- Mundësi shpërblimi dhe punësimi, bazuar në eksperiencën gjatë praktikës.
Profili i kandidatit:
- Vijon studimet e larta në Administrim Biznesi, Psikologji, BNJ ose profile të ngjashme;
- Përvojë në Microsoft Office Suite (Word, Excel, PowerPoint, Outlook);
- Aftësi shumë të mira të komunikimit, me shkrim dhe verbal;
- I/e aftë për trajtimin konfidencial të të dhënave;
- I/e orientuar nga detajet, natyrë e oganizuar.
Të tjera:
- Angazhimi javor: 5 ditë, 4-6 orë në ditë – në dakordësi me mentorin;
- Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, pa ndërprerje.
Apply Now