Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Përshkrimi i kompanisë:
ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.
ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,
Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.
Roli juaj:
- Të suportojë në ndjekjen e procesit të firmosjeve të kontratave & shtesë kontratave me subjektet qiramarrëse
- Të suportojë në regjistrimin e kontratave & shtesë kontratave të qirave në platformën “Share point”
- Të suportojë në sistemimin e kontratave & shtesë kontratave nëpër dosjet përkatëse
- Të suportojë në ruajtjen e të dhënave të kontratave & shtesë kontratave në database
- Të suportojë në procesin e përgatitjes së dosjeve për dorëzimin e kontratave në Arkivën Qendrore të Grupit Balfin
- Të suportojë për njoftimin e subjekteve qiramarrëse mbi ndryshime në rregulloren e brendshme të administrimit të qendrës si dhe ndjekja e respektimit të rregullores nga ana e tyre
- Të suportojë në pritjen dhe drejtimin në destinacionin e duhur personat që vijnë në zyrë të cilët kanë rezervuar takime
- Të suportojë në tërheqjen dhe shpërdarjen e postës, përgatitjen e dok. për postë dhe mbajtjen e kontaktit me kompanitë postare
- Të suportojë stafin për porositë mujore sipas kërkesave/nevojave të zyrës
- T’u përgjigjet telefonatave dhe të bëj transferimin e tyre në cdo dep. (sipas kërkesës së telefonuesit)
Përfitimet:
- Njohja me rëndësinë e formalizimit të marëdhënieve dypalëshe, e cila konkretizohet nëpërmjet një dokumenti me vlerë ligjore siç është kontrata
- Rëndësia e ruajtjes së kontratave dhe lehtësia e aksesimit të tyre edhe nga të tjerët nëpërmjet një sistemi të përbashkët të ruajtjes së materialeve
- Aftësia e organizimit të dokumenteve nëpër dosje për të krijuar lehtësi në gjetjen e tyre
- Aftësia e ruajtjes së të dhënave
- Ndjekja e proceseve specifike dhe rëndësia e finalizimit të tyre
- Aftësia për të evidentuar dhe mbajtur nën kontroll parregullsi që mund të sjellin problematika në marëdhëniet mes palëve
- Në fund të periudhës bëhet një vlerësimin nga menaxheri përkatës mbi asimilimin e njohurive dhe vendosjen e tyre në praktikë
Profili i kandidatit:
- Të jetë student në profilin e Drejtësisë
- Preferohet të ketë njohuri apo të ketë kryer kurse extra rreth profileve të mësipërme
- Të zotërojë gjuhën angleze
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në bashkëpunimin në grup
- Të jetë i aftë gjithashtu të punojë individualisht në mënyrë të pavarur
Të tjera:
- Vendndodhja e zyrës: Qendra Tregtare TEG, Lundër, Tiranë.
- Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
- Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
- Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
Apply Now