Internship – BALFIN Development – Njësia e Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes - Technical Supervisor - BALFIN Development
Industry: Real Estate
Category: Technical Supervisor
Company: BALFIN Development
Location: Tiranë

Pozicioni:

Praktikant pranë Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes

Përshkrimi i kompanisë:

BALFIN Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha të Shqipërisë dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. BALFIN Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Roli juaj:

  1. Kontrolli i projekteve për faza të ndryshme dhe disiplina të ndryshme;
  2. Konsultimi teknik, për përgatitje dokumentacioni, hartim preventiva, etj.
  3. Detyra të tjera, për nevoja të Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes.

Përfitimet:

  1. Eksperiencë me projektet për disiplina të ndryshme;
  2. Njohja me elementët e një projekti që konsiderohet për zbatim;
  3. Njohja me dokumentacionin teknik të nevojshëm për projektet që zbatohen;
  4. Njohja me standardet e ndryshme të projektimit; konceptet e mbikqyrjes së projektit;
  5. Mundësi shpërblimi financiar bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
  6. Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.

Profili i kandidatit:

  1. Vijon studimet e larta me fokus për arkitekturë, inxhinieri ndërtimi/elektrik/hidroteknik, etj;
  2. I/e aftë për të punuar në skuadër; i/e përgjegjshëm; i/e vëmendshëm ndaj detajeve.

Të tjera: 

  1. Angazhim javor, 4-6 orë në intervalin 08.30 – 17.00, në dakordësi me mentorin.
  2. Adresa: Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Godina 1, kati 1, Tiranë

Apply Now
Similar Job Openings
Internship – BALFIN Development – Njësia e Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes
Industry: Real Estate
Category: Technical Supervisor
Company: BALFIN Development
Location: Tiranë