Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Digital Banking Intern, Tirana Bank
Location: Rrjeti i Degëve në qytetet:
Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Berat, Lushnje, Fier, Sarandë, Ksamil,Gjirokastër, Përmet, Shkodër, Laç, Kukës, Fushë-Krujë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Bilisht, Pogradec, Lezhë.
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Bankieri Digjital eshte nje pervoje unike e bankingut dhe pervojes se punesimit nen filozofine #MesoDukePraktikuar ju do te jeni perfaqesues direkt te bankes si anetar i ekipit te deges me konktribut direkt ne objektivat e biznesit.
Roli juaj:
- Mirepret dhe orienton klientet qe vizitojne deget e Tirana Bank
- Ofron sherbim tek klientet nepermjet platformes digjitale
- Kujdeset per implementimin e platformes e-banking per klientet
- Kryen Transferta, depozita sipas kerkeses se klientit ne perputhshmeri me procedurat e bankes
- Promovon produktet bankare në fokus të shitjes
- Ofron suport administrativ dhe asiston Bankierin Personal ne kryerjen e detyrave
- Pjesëmarrje në takime promocionale me klientë
Përfitimet e studentit:
- Shton përvojë dhe vlerë në CV-në tuaj
- Krijon avantazh në tregun e punës
- Njeh organizimin dhe funksionimin e rrjetit të Degëve dhe profileve te punes
- Pjesëmarrje aktive në arritjen e objektivave te Degës
- Paketë trajnimi e diversifikuar, ndërtuar mbi module teorike dhe praktike
- Tirana Bank Students Hub Onboarding
- Banking in a nutshell
- Career Development
- Potencial për një ofertë pune me kohë të plotë, bazuar në performancën tuaj
Profili i kandidatit:
- Energjik
- Proaktiv
- I/ e motivuar
- Aftësi të mira komunikuese
Orari i Praktikës:
- Hënë – Premte
- Orari i angazhimit do të dakordësohet me menaxherin.
Apply Now