Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Human Resources Intern, Tirana Bank
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 32 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Roli juaj:
Në këtë rol ju do të punoni ngushtësisht me specialistë të departamentit për të ofruar suport administrativ të përgjithshëm në proceset e rekrutimit dhe të trajnimit. Mundësimi i një suporti të cilësisë së lartë dhe sipas afateve të kërkuara nën mbikqyrje minimale do të jenë faktorë të suksesit tuaj në këtë rol duke ndihmuar departamentin në arritjen e objektivave ditore.
- Organizon proceset e rekrutimit në skedulimin e intervistave dhe komunikimin me kandidatët;
- Merr pjesë në panaire apo aktivitete të lidhura me karrierën;
- Kujdeset për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e trajnimeve në hartimin e axhendave dhe komunikimin me palët e interesit;
- Suport administrativ sipas kërkesave të supervizorit;
- Përgjegjësi për arkivimin dhe sistemimin e dokumentacionit të dorëzuar.
Përfitimet e studentit:
- Mundësi për të ndërvepruar në një ambient dinamik;
- Njohje me organizimin dhe funksionin e departamentit;
- Mundësi për të përvetësuar aftësi organizative dhe komunikim efektiv;
- Shtoni përvojë në CV-në tuaj dhe krijoni avantazh në tregun e punës;
- Paketë trajnimi e diversifikuar, ndërtuar mbi module teorike dhe praktike;
- Tirana Bank Students Hub Onboarding, Banking in a nutshell; Career Development;
- Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
Profili i kandidatit:
- Energjik, proaktiv dhe i motivuar;
- I/e aftë të tregojë etikë profesionale dhe angazhim;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
- Të vijojë studimet universitare në fushën e ekonomisë apo shkencave sociale.
Të tjera:
- Orar fleksibël sipas dakordësisë me supervizorët duke respektuar kohëzgjatjen e angazhimeve universitare.
Apply Now