Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Praktikant pranë Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes
Përshkrimi i kompanisë:
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha të Shqipërisë dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Roli juaj:
- Kontrolli i projekteve për faza të ndryshme dhe disiplina të ndryshme;
- Konsultimi teknik, për përgatitje dokumentacioni, hartim preventiva, etj.
- Detyra të tjera, për nevoja të Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes.
Përfitimet:
- Eksperiencë me projektet për disiplina të ndryshme;
- Njohja me elementët e një projekti që konsiderohet për zbatim;
- Njohja me dokumentacionin teknik të nevojshëm për projektet që zbatohen;
- Njohja me standardet e ndryshme të projektimit; konceptet e mbikqyrjes së projektit;
- Mundësi shpërblimi financiar bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
Profili i kandidatit:
- Vijon studimet e larta me fokus për arkitekturë, inxhinieri ndërtimi/elektrik/hidroteknik, etj;
- I/e aftë për të punuar në skuadër; i/e përgjegjshëm; i/e vëmendshëm ndaj detajeve.
Të tjera:
- Angazhim javor, 4-6 orë në intervalin 08.30 – 17.00, në dakordësi me mentorin.
- Adresa: Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Godina 1, kati 1, Tiranë
Apply Now