Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
System Specialist Intern, BALFIN Group
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- I ofron suport teknik organizatës në të gjithë fushat e arkitekturës së sistemeve IT;
- Kryen instalimin e Serverave dhe Storage-ve. Instalon patch-et, update-t dhe upgrade-t e OS në mënyrë sistematike;
- Ndjek kërkesat në HelpDesk për probleme me infrastrukturën e sistemeve, sigurisë, instalimit dhe zhvendosjes, etj.;
- Instalon dhe konfiguron shërbime të reja sipas nevojës;
- Përpilon dhe gjeneron raporte teknike për aktivitetet në Servera;
Përfitimet e studentit:
- Njohuri mbi Backup Solutions; E-mail Server; Datacenter Standards;
- Njohuri mbi E-mail Security; Web Security; Web Security; Active Directory;
- Njohuri mbi OS Updates; Sistemet e Operimit Windows, Rolet dhe Features e tyre;
- Njohuri mbi Pajisjet Server, Storage, Tape.
- Pajisja me kartën “Happy” me afat 1 vit.
- Pajisja me certifikatë vlerësimi;
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve bachelor (preferohet IT, Inxhinieri Telekomunikacion, Inxhinieri Elektronike;
- Gatishmëri për të plotësuar kërkesat dhe për të respektuar afatet kohore të kërkuara;
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; Orari 08.30 – 17.00 (me fleksibilitet sipas rastit);
- Vendndodhja: Selia Brunes Space, përballë TEG.
Apply Now