Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Software Development Intern, BALFIN Group
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Shkrimi dhe rishikimi/optimizimi i kodit;
- Zgjidhja e problemeve rutine softuerike;
- Puna e ngushtë në grup për të siguruar zhvillimin, vijimësinë dhe përparimin e softwareve;
- Pjesëmarrja në takimet teknike mes zhvilluesve;
- Pjesëmarrja në rishikimet e kodit dhe aktivitetet e sigurimit të cilësisë;
- Shtimi i kapaciteteve të software duke sjelle ide inovative.
Përfitimet e studentit:
- Njohuri mbi zhvillimin në C# bazuar në platformën .Net;
- Njohuri mbi zhvillimin në Python;
- Njohuri dhe eksperiencë në metodat e menaxhimit të projekteve AGILE;
- Fokus në praktikat më të mira për zhvillimin e software;
- Njohuri mbi deployment dhe proceset DevOps;
- Aftesi analitike dhe teknike të aplikuara si mjete për të zgjidhur probleme;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me afat 1 vit.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve bachelor në IT, (preferohet degë të lidhura me zhvillim softuerësh);
- Njohuri bazike mbi një nga gjuhët kryesore të zhvillimit;
- Njohuri mbi databazat dhe metodat e menaxhimit të tyre;
- Dëshirë për të mësuar dhe zgjeruar horizontin profesional;
- Impenjim për të plotësuar kërkesat dhe për të respektuar afatet kohore të kërkuara;
- Njohuri të avancuara në anglisht.
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; Orari 08.30 – 17.00 (me fleksibilitet sipas rastit);
- Vendndodhja: Selia Brunes Space, përballë TEG.
Apply Now