Internship - Social Media Representative - OnSolutions
Industry: Services
Category: Social Media Representative
Company: OnSolutions
Location: Tiranë

Pozicioni:

Social Media Representative (Intern)

Përshkrimi i kompanisë:

On Solutions është një nga kompanitë më të reja të Grupit BALFIN e lançuar në vitin 2020, ofron programe besnikërie, eksperiencë dhe shërbime ndaj klientit, komunikim në mediat sociale, NPS, sondazhe të matjes së kënaqësisë së klientit, shërbime të kërkimit të tregut, shitje nëpërmjet telefonit, menaxhim të shitjeve online, kryerjen e analizave dhe raportimeve. On Solutions menaxhon programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, Happy, me mbi 500,000 anëtarë që shpërblehen çdo vit. Happy Program është e vetmja skemë multi-brand në Shqipëri.

Roli juaj:

Si përfaqësues i mediave sociale, roli juaj kryesor është ndërtimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve pozitive me klientët. 

  1. Monitorimi dhe administrimi i ankesave, pyetjeve dhe sugjerimeve të klientëve;
  2. Regjistrimi i të dhënave relevante nga trajtimi i kërkesave, pyetjeve dhe ankesave;
  3. Mundësimi i informacionit rreth produktit dhe shërbimeve të ofruara nga kompania;
  4. Përpunimi i formularëve – porosive/ankesave të klientëve dhe kthimi i përgjigjes;
  5. Kërkimi i informacionit duke konsideruar burimet në dispozicion;
  6. Përditësimi i të dhënave të klientëve nëpërmjet sistemit;

Përfitimet e studentit:

Një praktikë pune në rolin e përfaqësuesit të mediave sociale ju mundëson të:

  1. Njiheni me industrinë dhe aftësoheni në fushën e shërbimit të klientit;
  2. Zhvilloni aftësi të reja, si menaxhimi i kohës, komunikimi, shërbimi i klientit;
  3. Shpërblim finaciar bazuar në performancën tuaj përgjatë zhvillimit të të praktikës;
  4. Pajiseni me kartën digjitale të punonjësit “Happy Card” për tarifa preferenciale;
  5. Ekspozoheni për mundësi punësimi në On Solutions dhe Grupin BALFIN.

Profili i kandidatit:

  1. Vijon studimet e larta universitare dhe/ose pasuniversitare;
  2. I/e prirur për rëndësinë e shërbimit të klientit (përvoja është avantazh);
  3. Shkathtësi në të dëgjuar, komunikimin verbal dhe me shkrim;
  4. Njohje e platformave te komunikimit online, etj;
  5. Përdorimi i paketës Microsoft Office.

Të tjera:

  • Angazhim 4 deri në 6 orë, brenda intervalit 8.30 – 17.00, në dakordësi me mentorin;
  • Adresa: Rr. Reshit Çollaku, Pallati “Shallvareve”, Kati 5 dhe 6, Tiranë.

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Services
Category: Social Media Representative
Company: OnSolutions
Location: Tiranë