Internship - Repair Technician - ElektroServis
Industry: Services
Category: Repair Technician
Company: ElektroServis
Location: Tiranë

Repair Technician (WG), Elektro-Servis

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Roli juaj:

  1. Praktika mbi proceset e punës si marrja në dorëzim e produktit dhe konstatimi i defektit brenda afatit të caktuar sipas udhëzimeve që merr nga koordinatori i departamentit;
  2. Ndjek në suport me teknikët procedurën për tërheqjen e pjesëve të këmbimit;
  3. Merr pjesë në riparimin dhe testimin e produkteve;
  4. Raportimi në kohë mbi statusin e produktit;
  5. Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

Përfitimet e studentit:

  1. Aftësi për të ndjekur problemet dhe për t’i çuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
  2. Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  3. Aftësi organizative dhe planifikimi në një mjedis dinamik;
  4. Përfitimi i njohurive bazë mbi riparimin e produkteve;
  5. Praktike dhe suport nga teknik të specializuar në këtë fushë;
  6. Certifikim mbi praktikën nga servisi më i madh në Shqipëri për këtë fushë;
  7. Mundësi punësimi në rast se praktikanti përveteson njohuritë dhe kompetencat e duhura;
  8. Pajisja me kartën e shpërblimeve “Happy” me afat përdorimi për 12 muaj.

Profili i kandidatit:

  1. Vijimi i studimeve profesioale ose të larta, në profile të Inxhinierisë;
  2. Aftësi të mira të paketës Microsoft Office (Excel veçanërisht);
  3. Aftesi të mira në komunikim dhe për të pnuar në ekip.

Të tjera: 

  1. Angzhimi: E Hënë – E Premte, orari fleksibël (dakordësohet në fillim të praktikës)
  2. Vendndodhja: Rruga Shkëlqim Fusha; pallati Matrix Construksion, Tiranë

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Services
Category: Repair Technician
Company: ElektroServis
Location: Tiranë