Intern - Programming Journalist - SCAN TV
Industry: Media
Category: Programming Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë

Pozicioni:

Gazetar Programacioni – Praktikant

Përshkrimi i kompanisë:

SCAN TV, pjesë e Grupit BALFIN, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Roli juaj:

  1. Asistimi i ekipit të emisioneve gjatë fazës përgatitore;
  2. Suport për ekipin e emisioneve gjatë transmetimit live;
  3. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave, sipas udhëzimeve;
  4. Ndjekja në postproduksion e kronikave të realizuara.

Përfitimet e studentit:

  1. Aftësim profesional në fushën e medias, me profil ekonomie;
  2. Zhvillimi i aftësive të lidhura me rolin e gazetarit të programacionit;
  3. Njohja me të gjitha proceset e realizimit të një emisioni në televizion;
  4. Pajisja me certifikatë vlerësimi në përfundim të programit të praktikës;
  5. Ekspozim për mundësi punësimi në SCAN TV dhe Grupin BALFIN;

Profili i kandidatit:

  1. Student në Gazetari, ose fusha të ngjashme;
  2. Aftësi shumë të mira të drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe;
  3. Interes për njohuri mbi zhvillimet në sektorët kryesorë të ekonomisë;

Të tjera:

  • Angazhimi javor i pritshëm E hënë – E Premte, 4-6 orë/në ditë;
  • Fleksibilitet në përzgjedhjen e intervalit orar, në dakordësi me mentorin;
  • Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, në mjediset e SCAN TV (Ish Kinostudio, Tiranë).

Apply Now
Similar Job Openings
Intern
Industry: Media
Category: Programming Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë