Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Praktikant, Specialist i Njësisë së Produkteve dhe Kanaleve Alternative
Departamenti:
Departameni i Zhvillimit të Produkteve Retail
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 32 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Roli juaj:
- Kontribut në menaxhimin efektiv të produkteve të kredisë dhe platformës digjitale;
- Monitorim dhe raportim në baza të rregullta mujore të produkteve dhe kushteve të ofruara nga bankat konkurente;
- Krijimi dhe ofrimi një eksperience klienti pozitive duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve të ofruara për klientët tanë, në bazë të analizave të ndryshme mbi përdorimin, përfitueshmërine, shitjet etj.;
- Pjesëmarrje aktive në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së bankës për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshem të portofoleve dhe përdorimit të produkteve dhe shërbimeve në fokus;
- Angazhim për suport maksimal ndaj stafit të degeve me informacion mbi produktet, karakteristikat, përmirësimet, zhvillimet për produktet për të cilat është përgjegjës;
Përfitimet e studentit:
- Zhvillimi i kompetencave organizative dhe koordinuese, të punës në skuadër;
- Zhvillimi i aftësive komunikuese, raportuese, negociuese, të menduarit analitik;
- Njohuri të përgjithshme mbi produktet e bankës, kuadrin rregullator, strategjisë;
- Aftësim në përgatitjen e raporteve, sipas politikave dhe udhëzimeve të mentorit;
- Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
- Mundësi punësimi bazuar në eksperiencën dhe rezultatet e studentit.
Profili i kandidatit:
- Arsim i lartë në Menaxhim Biznesi, Financë, apo profile të afërta;
- Gadishmëri për të punuar në skuadër dhe për të mbështetur kolegët;
- Njohuri të paketës Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint, Outlook;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
Të tjera:
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
- Orari i praktikës: Minimalisht 20 orë në javë.
- Ditët dhe orari i angazhimit janë subjekt dakordësie me mentorin e praktikës.
Apply Now