Internship - Marketing - OnSolutions
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë

Pozicioni:

Marketing Intern, Loyalty Department

Përshkrimi i kompanisë:

On Solutions është një nga kompanitë më të reja të Grupit BALFIN e lançuar në vitin 2020, ofron programe besnikërie, eksperiencë dhe shërbime ndaj klientit, komunikim në mediat sociale, NPS, sondazhe të matjes së kënaqësisë së klientit, shërbime të kërkimit të tregut, shitje nëpërmjet telefonit, menaxhim të shitjeve online, kryerjen e analizave dhe raportimeve. On Solutions menaxhon programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, Happy, me mbi 500,000 anëtarë që shpërblehen çdo vit. Happy Program është e vetmja skemë multi-brand në Shqipëri.

Roli juaj:

Një praktiktiant në rolin e marketingut luan një rol thelbësor në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të promovuar bandin, konkretisht programin Happy. Roli juaj përmban detyrat e mëposhtme:

  1. Ofron suport në hulumtimin e tregut për të kuptuar audiencat e synuara, tendencat e industrisë, konkurrentët dhe preferencat e klientëve;
  2. Kontribuon në zhvillimin e strategjisë në bashkëpunim me ekipin për të krijuar plane marketingu të përmbajtura që përputhen me objektivat e biznesit;
  3. Përfshihet në krijimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut në kanale të ndryshme, si dixhital, media sociale, emaile, etj. Rol aktiv në koordinimin e elementëve të fushatës.
  4. Angazhohet në krijimin e përmbajtjes, si postime në blog, artikuj, video, infografikë, dhe postime në media sociale, në bashkëpunim me agjencinë e marketingut;
  5. Monitorimi dhe analizimi i performancës së fushatave të marketingut, nëpërmjet Google Analytics dhe mjeteve e platformave të tjera të përdorura.

Përfitimet e studentit:

Një praktikë pune në një pozicion marketingu do t’ju ofrojë një gamë të gjerë përvojash dhe mësime të rëndësishme për karrierën tuaj të ardhshme.

  1. Do të njiheni me industrinë dhe do të aftësoheni në implementimin e strategjive dhe fushatave të marketingut, duke ndërvepruar me profesionistë të fushës;
  2. Do të mësoni të përdorni mjete të ndryshme të marketingut, si platforma dixhitale, software për menaxhimin e fushatave, dhe analiza të performancës.
  3. Do të jeni në gjëndje të monitoroni, analizoni dhe raportoni performancën e fushatave marketing të aplikuara, duke identifikuar edhe mundësitë për përmirësime.
  4. Do të zhvilloni aftësi të reja, si kërkim tregu, promovim online, analizim të dhënash, komunikim profesional, menaxhimi i kohës, menaxhim i platformave të besnikërisë, etj.
  5. Do të vlerësoheni për mundësi shpërblimi financiar bazuar në performancën që do të tregoni përgjatë tre muajve të kohëzgjatjes së programit të praktikës;
  6. Do të pajiseni me kartën digjitale të punonjësit “Happy Card” për të përfituar produkte dhe shërbime me çmime preferenciale.

Profili i kandidatit:

  1. Student Bachelor ose Master në Marketing, Biznes, Komunikim, ose një fushë e ngjashme;
  2. Përvoja dhe/ose certifikimeve në fushën e marketingut, si Google Analytics, SEO, etj (janë avantazh);
  3. Aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit në ekip,  të manaxhimit të kohës; dhe të menduarit në formë kreative;
  4. Aftësi të mira në krijmin e përmbajtjes (copywritting), dizenjimin vizual, etj;
  5. Përvetësim i gjuhës angleze (niveli B2);

Të tjera:

  • Angazhim 4 deri në 6 orë në javë, brenda intervalit 8.30 – 17.00, në dakordësi me mentorin;
  • Adresa: Rr. Reshit Çollaku, Pallati “Shallvareve”, Kati 5 dhe 6, Tiranë.

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë
Internship
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë
Internship
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë
Internship
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë
Internship
Industry: Services
Category: Marketing
Company: OnSolutions
Location: Tiranë