Internship - Retail Sales - Neptun Albania
Industry: Retail
Category: Retail Sales
Company: Neptun Albania
Location: Tiranë

Departamenti: Retail 

Përshkrimi i kompanisë:

Neptun është kompania lider në tregun e shitjes me pakicë, të pajisjeve elektronike dhe pajisjeve elektroshtëpiake, falë fokusit tek konsumatori, kombinimit të qëndrueshëm të vlerave dhe gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Neptun sot numëron 28 dyqane në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe planet për investime të reja vazhdojnë.

Roli juaj: 

  1. Mirëseardhja e klienteve sipas standarteve të kompanisë me qëllim krijimin e një eksperience shume pozitive për klientin që në momentin e parë të hyrjes së tij në dyqan;
  2. Orientimi dhe shoqërimi i klienteve në sektorin përkatës të dyqanit sipas nevojave;
  3. Dhënia e cdo informacioni të nevojshëm klienteve apo shoqerimi i tyre tek punonjësit përgjegjës të dyqanit me qëllim adresimin në mënyre sa më profesionale të nevojave të klientit.

Përfitimet:

  1. Zhvillimi i aftësive shitëse, komunikuese, negociuese, etj;
  2. Mundësia për të ndjekur trajnimet e brendshme të kompanisë;
  3. Mundësi punësimi në përfundim të praktikës bazuar në performancë;
  4. Pajisja me kartën e besnikërisë dhe shpërblimit “Happy” për 1 vit.

Profili i kandidatit:

  1. Vijon studimet e larta, cikli bachelor ose master.
  2. I komunikushëm, metodik dhe i organizuar.
  3. I/e orientuar për të punuar në grup.

Të tjera: 

  1. Kohëzgjatja e praktikës 3 muaj.
  2. Orari i praktikës (4-6 orë dita) do të dakordësohet me Neptun.
  3. Vendndodhja: Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Përballë TEG, Lundër, Tiranë.

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Retail
Category: Retail Sales
Company: Neptun Albania
Location: Tiranë