Internship – Balfin Development – Njesia e Koordinatoreve te Projektit - Project Coordinator - BALFIN Development
Industry: Real Estate
Category: Project Coordinator
Company: BALFIN Development
Location: Tiranë

Praktikant pranë Njësisë të Koordinatorëve të Projektit, Departamenti Teknik

Përshkrimi i kompanisë:

BALFIN Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha të Shqipërisë dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin.

Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. BALFIN Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Roli juaj:

  1. Asiston Koordinatorin e projektit në detyrat e përditshme të tij;
  2. Asiston në koordinimin e procesit të projektimit me projektuesit e të gjitha disiplinave si brenda dhe jashtë kompanisë (projektues të jashtëm të kontraktuar) si dhe merr pjesë në takimet periodike me grupet e projektuesve;
  3. Asiston në vlerësimin e projekteve të hartuara nga projektues të jashtëm dhe vlerëson përputhshmërinë dhe saktësinë e tyre;
  4. Asiston në sugjerimin dhe kryerjen e ndryshimeve të nevojshme për përmirësimin dhe optimizimin e projektit;
  5. Harton vizatime plotësuese, sipas kërkesës së koordinatorit të projektit, në përputhje me projektin;
  6. Detajon projektin dhe plotëson specifikimet teknike të nevojshme për paketat e tenderimit, bazuar në specifikimet e projektit dhe detyrën e projektimit;
  7. Asiston në ndjekjen e procesit e shitjeve të njësive, harton albume shitjesh dhe vlerëson paraqitjen grafike të tyre.

Përfitimet:

  1. Përvojë me procesin e koordinimit të projekteve;
  2. Njohja me metodat e vlerësimit të përputhshmërisë së projekteve të disiplinave të ndryshme (arkitekturë, konstruksion, instalime etj.);
  3. Mundësi për të propozuar përmirësime dhe optimizime të projekteve të hartuara nga projektues të jashtëm;
  4. Njohja me procese komplekse të projektimit siç janë hartimi i “Termave të References”, hartimi dhe ndjekja e kontratave të projektimit, procesi i prokurimit etj.
  5. Njohja me metodologjinë e detajimit të projekteve, përzgjedhjes së materialeve, përcaktimin e specifikimeve teknike etj.
  6. Njohja me gjithë procesin e shitjeve të njësive me konceptimin e strategjisë së shitjeve dhe hartimin e albumeve.

Profili i kandidatit:

  1. Vijon studimet e larta për arkitekturë, inxhinieri ose programe të tjera me fokus inxhinierik (preferohet viti i 4-të ose i 5-të)
  2. I/e aftë për të punuar në skuadër; i/e përgjegjshëm dhe proaktiv; i/e vëmendshëm ndaj detajeve; komunikim efektiv.

Të tjera: 

  1. Angazhim 4-6 orë, paradite, në dakordësi me mentorin.
  2. Adresa: Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Godina 1, kati 1, Tiranë

Apply Now
Similar Job Openings
Internship – Balfin Development – Njesia e Koordinatoreve te Projektit
Industry: Real Estate
Category: Project Coordinator
Company: BALFIN Development
Location: Tiranë