Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Përshkrimi i kompanisë:
ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.
ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,
Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.
Roli juaj:
- Të suportojë në ndjekjen e proceseve ditore të punimeve në zhvillimin e objektit dhe punimeve të mirëmbajtjes
- Të suportojë në mbajtjen e korenspodencave midis subjekteve / teknikës dhe palëve kontraktore
- Të suportojë në përpilimin e raporteve teknike
- Të suportojë në ndjekjen e procedurave të mirëmbajtjes
- Të suportojë në supervizimin e punimeve të realizuara nga kontraktorët / palët e treta
- Të suportojë në monitorimin e sistemeve të qendrës tregtare
Përfitimet:
- Njohuri shumë të mira në sistemet e domosdoshme në një objekt( sistemet jetike)
- Njihet me hapat e një projekti / procesi pune si në aspektin e një objekti te ri ashtu dhe në mirëmbajtje
- Mësimi i standarteve ndërkombëtare mbi sistemet elektrike, mekanike, sigurie
- Njihet me ngarkesen & prioritet ditore operative
- Në fund të periudhës bëhet një vlerësimin nga menaxheri përkatës mbi asimilimin e njohurive dhe vendosjen e tyre në praktik
Profili i kandidatit:
-
- Të jetë student i profileve Elektrike, Mekatronike, Mekanike, Inxhinieria e Ndërtimit, etj.
- Preferohet të ketë njohuri apo të ketë kryer kurse ekstra rreth profileve të mësipërme
- Të zotëroj gjuhën angleze
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në bashkëpunimin në grup
- Të jetë i aftë gjithashtu të punojë individualisht në mënyrë të pavarur
Të tjera:
- Vendndodhja e zyrës: Qendra Tregtare TEG, Lundër, Tiranë.
- Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
- Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
- Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
Apply Now