Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Përshkrimi i kompanisë:
ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.
ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,
Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.
Roli juaj:
- Asiston në detyrat e perditshme administrative të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Asiston në përgatitjen e raportit të prezencës mujore, lejeve vjetore/kompensimet e festave zyrtare dhe bën të mundur hedhjen e tyre në sistemin e BNJ;
- Asiston në përditësimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve personale të stafit duke ruajtur konfidencialitet te plotë;
- Asiston në përgatitjen e drafteve të kontratave të punës për punonjësit;
- Asiston në sistemimin e dokumnetacionit të nevojshem për proceset e rekrutimeve/trajnimeve, referuar procedurave dhe politikave të kompanisë.
Përfitimet:
- Përfiton eksperiencë në zhvillimin e aftësive profesionale në lidhje me proçeset e BNJ;
- Njohja e sistemit të Burimeve Njerëzore;
- Njohja me Kodin e Punës;
- Njohja dhe të punuarit në një kulturë organizative;
- Mundësi punësimi bazuar në performancë;
- Referencë për kryerjen e praktikës.
Profili i kandidatit:
- Të jetë student bachelor ose master në fushën e Burimeve Njerëzore, Administrimit të Biznesit, Ekonomisë, etj.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe të punës në skuadër;
- Të zotërojë gjuhën angleze (preferon edhe gjuhë të tjera);
Të tjera:
- Vendndodhja e zyrës: Selia Brunes Space, Rr. Nacionale Tiranë-Elbasan, përballë TEG
- Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
- Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
- Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
Apply Now