Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Sistemimi i dokumentacionit destinuar për t’u arkivuar, sipas procedurës;
- Veçimi për asgjësim i dokumenteve të cilave i ka kaluar afati i ruajtjes dhe pa vlerë ruajtje;
- Hartimi i listave përkatëse për dosjet e arkivuara dhe dokumentet e nxjerra për asgjësim;
- Kryerja e inventarizimit të dokumentacionit me vlerë ruajtje me të gjitha proceset, sistemim, regjistrim, skanim etj;
- Krijimi i dosjeve sipas pasqyrës emërtuese (inventarit);
- Regjistrimi i dosjeve të krijuara në regjistrin arkivor;
- Regjistrimi i dokumentacionit ligjor në regjistrin elektronik;
- Skanimi i dokumentacionit në kuadër të digjitalizimit të Arkivit Qendror.
Përfitimet e studentit:
- Mundësia për t’u aftësuar profesionalisht në përputhje me profilin tuaj të studimeve;
- Mundësia për t’u përfshirë në trajnime të brendshme që ju ndihmojnë të ndërtoni aftësi të reja;
- Mundësia për t’u pajisur me dëshmi të përfundimit me sukses të programit të Praktikës & Punësimit;
- Mundësia për të fituar një ofertë punësimi, për rezultate të larta të arritura gjatë programit;
- Mundësia për të përfituar për 1 vit Kartën e Shpërblimit “Happy”, pjesë e Grupit BALFIN.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta (preferohet profili Arkivistikë, Burime Njerëzore, Drejtësi);
- Të ketë një komunikim cilësor dhe të jetë në gjëndje të punojë grup dhe i pavarur;
- Të jetë etik, i përgjegjshëm, i orientuar nga detajet, me natyrë organizative;
- Të ketë njohuri kompjuterike në programet bazë të paketës Office;
- Të jetë i orientuar drejt arritjes së rezultateve;
Të tjera:
- Kohëzgjatja: 3 muaj
- 5 ditë, E Hënë – E Premte
- Orari: Fleksibël, 4-6 orë në ditë
Apply Now