Internship – ACREM – HR - HR Administration and Reporting - ACREM
Industry: Services
Category: HR Administration and Reporting
Company: ACREM
Location: QTU

Përshkrimi i kompanisë:

ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.

ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,

Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.

Roli juaj:

  1. Asiston në detyrat e perditshme administrative të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
  2. Asiston në përgatitjen e raportit të prezencës mujore, lejeve vjetore/kompensimet e festave zyrtare dhe bën të mundur hedhjen e tyre në sistemin e BNJ;
  3. Asiston në përditësimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve personale të stafit duke ruajtur konfidencialitet te plotë;
  4. Asiston në përgatitjen e drafteve të kontratave të punës për punonjësit;
  5. Asiston në sistemimin e dokumnetacionit të nevojshem për proceset e rekrutimeve/trajnimeve, referuar procedurave dhe politikave të kompanisë.

Përfitimet:

  1. Përfiton eksperiencë në zhvillimin e aftësive profesionale në lidhje me proçeset e BNJ;
  2. Njohja e sistemit të Burimeve Njerëzore;
  3. Njohja me Kodin e Punës;
  4. Njohja dhe të punuarit në një kulturë organizative;
  5. Mundësi punësimi bazuar në performancë;
  6. Referencë për kryerjen e praktikës.

Profili i kandidatit:

  1. Të jetë student bachelor ose master në fushën e Burimeve Njerëzore, Administrimit të Biznesit, Ekonomisë, etj.
  2. Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe të punës në skuadër;
  3. Të zotërojë gjuhën angleze (preferon edhe gjuhë të tjera);

Të tjera:

  1. Vendndodhja e zyrës: Qendra Tregtare Univers, Tiranë
  2. Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
  3. Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
  4. Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
  5. Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj

Apply Now
Similar Job Openings
Internship – BALFIN Group – HR
Industry: Services
Category: HR Administration and Reporting
Company: ACREM
Location: QTU
Internship – ACREM – HR
Industry: Services
Category: HR Administration and Reporting
Company: ACREM
Location: QTU