Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Internship - Procurement - ManeTCI
Industry: Real Estate
Category: Procurement
Company: ManeTCI
Location: Tiranë
Përshkrimi i kompanisë:
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Roli juaj:
- Ndjekja e procesit dhe asistimi në tenderë të ndryshëm prokurimi nga marrja e një kërkese nga një zyrë thelbësore, përgatitja e dokumenteve të tenderit, vlerësimi i ofertave, lëshimi i kontratave/urdhrave të blerjes, menaxhimi i kontratave deri në mbylljen e një rasti prokurimi;
- Përgatitja dhe sistemimi i dosjeve të cilat përfshijnë dokumente te ndryshme tenderimi;
- Studimi i politikave, manualeve dhe udhëzimeve për ofrimin efikas dhe efektiv të shërbimeve të menaxhimit;
- Hartimi i raporteve dhe kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Përfitimet:
- Mundësia për të punuar krah profesionistëve me përvojë;
- Mundësia për të zbatuar në praktike njohurite e fituara në shkollë;
- Mundësia për të marrë pjesë në takime pune javore/mujore të departamentit;
- Mundësia për tu zhvilluar dhe rritur profesionalisht;
- Mundësi për tu punësuar bazuar në performancë;
- Pajisja me kartën “Happy” me afat 12 muaj.
Profili i kandidatit:
- Vijon studimet e larta në Financë, Biznes, Inxhinieri, etj.
- Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim;
- Njohuri të mira në paketën office dhe programe të tjera të lidhura me punën;
- Të ketë iniciativë dhe dëshirë për tu përfshirë në procese të ndryshme të punës;
Të tjera:
Vendondodhja: Zyrat Qendrore, Tiranë
Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Godina 1, kati 1, Tiranë
Apply Now