Internship - Retail Receptionist - ACREM
Industry: Services
Category: Retail Receptionist
Company: ACREM
Location: Tiranë

Përshkrimi i kompanisë:

ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.

ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,

Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.

Roli juaj:

  1. Asiston në sistemimin e dokumentacionit të nevojshem për proceset e rekrutimeve/trajnimeve, referuar procedurave dhe politikave;
  2. Të suportojë në printimin dhe monitorimin çdo ditë listëprezencat e punonjësve, raporton tek BNJ për detaje të plotësimit të listëprezencave dhe asiston në regjistrimin e mungesave/ lejeve në kalendarin mujor /vjetor të lejeve;
  3. Të suportojë në pritjen dhe drejtimin në destinacionin e duhur personat që vijnë në zyrë të cilët kanë rezervuar takime;
  4. T’u përgjigjet telefonatave dhe të bëj transferimin e tyre në cdo departament (sipas kërkesës së telefonuesit);
  5. Të suportojë në tërheqjen dhe shpërdarjen e postës, përgatitjen e dok. për postë dhe mbajtjen e kontaktit me kompanitë postare;
  6. Të suportojë çdo muaj për ekzekutimin e porosive për blerje (kancelarike, etj) sipas nevojave të zyrës;
  7. Të suportojë dhe të kujdeset për mjetet e punës në zyrë (fotokopje, printer, fax) dhe të raportoj tek dep. IT për defekte;
  8. Të suportojë dhe të raportoj tek supervizoret e pastrimit për pastërtinë në ambjentet e punës, kuzhinë dhe tualete

Përfitimet:

  1. Kupton së brendshmi organizimin operacional të shoqërive retail;
  2. Njihet me ngarkesën dhe prioritet ditore operative;
  3. Aftësohet me njohuri të shkëlqyera organizative;
  4. Aftësohet me njohuri praktike për të gjithë elementet e mësipërm;
  5. Aftësohet me njohuri bashkëpunuese dhe komunikuese të një ekipi elitar;
  6. Certifikatë vlerësimi në përfundim të praktikës.

Profili i kandidatit:

  1. Të jetë në vijim të studimeve universitare;
  2. Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim;
  3. Të karakterizohet nga puna në skuadër;
  4. Të zotërojë gjuhën angleze;

Të tjera:

  1. Vendndodhja e zyrës: Selia Brunes Space, Rr. Nacionale Tiranë-Elbasan, përballë TEG
  2. Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
  3. Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
  4. Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
  5. Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Services
Category: Retail Receptionist
Company: ACREM
Location: Tiranë