Internship -ACREM – Leasing - Leasing - ACREM
Industry: Services
Category: Leasing
Company: ACREM
Location: Tiranë

Përshkrimi i kompanisë:

ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.

ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,

Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.

Roli juaj:

  1. Të suportojë në ndjekjen e procesit të firmosjeve të kontratave & shtesë kontratave me subjektet qiramarrëse
  2. Të suportojë në regjistrimin e kontratave & shtesë kontratave të qirave në platformën “Share point”
  3. Të suportojë në sistemimin e kontratave & shtesë kontratave nëpër dosjet përkatëse
  4. Të suportojë në ruajtjen e të dhënave të kontratave & shtesë kontratave në database
  5. Të suportojë në procesin e përgatitjes së dosjeve për dorëzimin e kontratave në Arkivën Qendrore të Grupit Balfin
  6. Të suportojë për njoftimin e subjekteve qiramarrëse mbi ndryshime në rregulloren e brendshme të administrimit të qendrës si dhe ndjekja e respektimit të rregullores nga ana e tyre
  7. Të suportojë në pritjen dhe drejtimin në destinacionin e duhur personat që vijnë në zyrë të cilët kanë rezervuar takime
  8. Të suportojë në tërheqjen dhe shpërdarjen e postës, përgatitjen e dok. për postë dhe mbajtjen e kontaktit me kompanitë postare
  9. Të suportojë stafin për porositë mujore sipas kërkesave/nevojave të zyrës
  10. T’u përgjigjet telefonatave dhe të bëj transferimin e tyre në cdo dep. (sipas kërkesës së telefonuesit)

Përfitimet:

  1. Njohja me rëndësinë e formalizimit të marëdhënieve dypalëshe, e cila konkretizohet nëpërmjet një dokumenti me vlerë ligjore siç është kontrata
  2. Rëndësia e ruajtjes së kontratave dhe lehtësia e aksesimit të tyre edhe nga të tjerët nëpërmjet një sistemi të përbashkët të ruajtjes së materialeve
  3. Aftësia e organizimit të dokumenteve nëpër dosje për të krijuar lehtësi në gjetjen e tyre
  4. Aftësia e ruajtjes së të dhënave
  5. Ndjekja e proceseve specifike dhe rëndësia e finalizimit të tyre
  6. Aftësia për të evidentuar dhe mbajtur nën kontroll parregullsi që mund të sjellin problematika në marëdhëniet mes palëve
  7. Në fund të periudhës bëhet një vlerësimin nga menaxheri përkatës mbi asimilimin e njohurive dhe vendosjen e tyre në praktikë

Profili i kandidatit:

  1. Të jetë student në profilin e Drejtësisë
  2. Preferohet të ketë njohuri apo të ketë kryer kurse extra rreth profileve të mësipërme
  3. Të zotërojë gjuhën angleze
  4. Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim
  5. Të ketë aftësi të shkëlqyera në bashkëpunimin në grup
  6. Të jetë i aftë gjithashtu të punojë individualisht në mënyrë të pavarur

Të tjera:

  1. Vendndodhja e zyrës: Qendra Tregtare TEG, Lundër, Tiranë.
  2. Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
  3. Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
  4. Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
  5. Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj

Apply Now
Similar Job Openings
Internship -ACREM – Leasing
Industry: Services
Category: Leasing
Company: ACREM
Location: Tiranë