Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Small Business Section, Intern
Departamenti:
Small Business Section, Retail Department
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 32 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Roli juaj:
- Përditësimi i bazës së të dhënave për biznesin nga QKB;
- Kontaktimi i klientëve të biznesit për prezantimin e produkteve/shërbimeve;
- Sipas adresës së klientit, njohja dhe orientimi me degën më të afërt të Tirana Bank;
- Ndjekja e procesit deri në hapjen e llogarisë bankare nga klienti;
- Përgatitja e raportit të ecurisë, sipas formatit të kërkuar;
- Raportimi javor mbi rezultatet e arritura.
Përfitimet e studentit:
- Zhvillimi i kompetencave të komunikimit dhe shitjes;
- Njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare për biznesin;
- Aftësim në përgatitjen e raporteve, sipas politikave dhe udhëzimeve të mentorit;
- Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
- Mundësi punësimi bazuar në eksperiencën dhe rezultatet e studentit.
Profili i kandidatit:
- Aftësi të mira komunikuese;
- I gatshëm për të mësuar njohuri të reja;
- I orientuar drejt arritjes së rezultateve;
- I gatshëm të punojë në grup.
Të tjera:
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
- Ditët dhe orari i praktikës: E hënë – E Premte, ora 09.00 – 13.00
Apply Now