Intern - Editorial Journalist - SCAN TV
Industry: Media
Category: Editorial Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë

Pozicioni:

Gazetar Redaksie – Praktikant

Përshkrimi i kompanisë:

SCAN TV, pjesë e Grupit BALFIN, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Roli juaj:

  1. Monitorimi i zhvillimeve në vend, prezantimi i gjetjeve kryesore;
  2. Përpunimi i informacionit në sinkron me linjën editoriale të SCAN TV;
  3. Përgatitja e artikujve në stilin gazetaresk: transparente, koncize dhe faktike;
  4. Mbledhja e të dhënave, verifikimi dhe dëshifrimi i informacionit;
  5. Ndjekja në postproduksion e kronikave të realizuara.

Përfitimet e studentit:

  1. Aftësim profesional në fushën e medias, me profil ekonomie;
  2. Zhvillimi i aftësive teknike të lidhura me rolin e gazetarit të redaksisë;
  3. Pajisja me certifikatë vlerësimi në përfundim të programit të praktikës;Editorial ReporterEditorial Reporter
  4. Ekspozim për mundësi punësimi në SCAN TV dhe Grupin BALFIN;

Profili i kandidatit:

  1. Student në Shkenca Komunikimi, Gazetari, ose fusha të ngjashme;
  2. Aftësi shumë të mira të drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe;
  3. Interes për njohuri mbi zhvillimet në sektorët kryesorë të ekonomisë;

Të tjera:

  • Angazhimi javor i pritshëm E hënë – E Premte, 4-6 orë/në ditë;
  • Fleksibilitet në përzgjedhjen e intervalit orar, në dakordësi me mentorin;
  • Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, në mjediset e SCAN TV (Ish Kinostudio, Tiranë).

Apply Now
Similar Job Openings
Intern
Industry: Media
Category: Editorial Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë