Internship – Jumbo – HR - Human Resources - Jumbo Albania
Industry: Retail
Category: Human Resources
Company: Jumbo Albania
Location: Tiranë
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Përshkrimi i kompanisë:
Kidzone shpk (përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri), është pjesë e Balfin Group, e specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje, si dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Roli juaj:
- Regjistrimi i të dhënave në sistemin e Burimeve Njerëzore;
- Përditësimi i matricave të ndryshme të vlerësimit, etj;
- Ndihmon në trajnimin e proceseve për dyqanet Jumbo;
- Rishikimi i dosjeve të stafit dhe përditësimi sipas Kodit të Punës;
- Asiston në procesin e rekrutimit të kandidatëve për punonjës;
- Asiston në procesin e arkivimit.
Përfitimet:
- Kandidati përfiton përvojë në profilin e Burimeve Njerëzore;
- Kandidati përfiton njohuri të zbatimit të Kodit të Punës;
- Kandidati përfiton njohuri për matrica të ndryshme;
- Kandidati aftësohet të përdorë sisteme sipas proceseve të BNJ;
Profili i kandidatit:
- Student në Administrim Biznesi, Ekonomi, etj. (profile të afërta);
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe verbale);
- Aftësi të mira në përdorimin e paketës MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
- Natyrë e organizuar dhe metodik.
Të tjera:
- Fleksibilitet me oraret gjatë orarit zyrtar të zyrave qëndrore (08.30- 17.00);
- Fleksibilitet për të punuar nga shtëpia;
- Fleksibilitet për të lëvizur në dyqane.
Apply Now