Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
HR Administration and Reporting Intern
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve të personelit;
- Suport në përgatitjen e kontratave të punës për të gjithë stafin;
- Suport në përgatitjen e raporteve të përditësuara në lidhje me stafin;
- Suport mbi përgatitjen e raporteve mbi Rezultatet e Vlerësimit të Performancës;
- Përgatitja e kontratave për BALFIN Card / Karta “Happy” për punonjësit;
- Suport në çështje administrative për nevoja të Departamentit të BNJ;
Përfitimet e studentit:
- Eksperincë me programe të ndryshme të BNJ;
- Eksperincë për mbajtjen e dokumentacionit të stafit;
- Njohje me praktikat e administrimit të sistemeve të informacionit;
- Krijimi i tabelave në excel dhe hedhje të dhënash në raporte të ndryshme;
- Pajisja me Kartën e Besnikërisë dhe Shpërblimit “Happy” për 1 vit.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta në Administrim Biznesi, Ekonomi, etj;
- Aftësi organizative dhe planifikuese për të manaxhuar kohën;
- Njohuri dhe eksperiencë në paketën Office;
- Aftësi të mira komunikuese.
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; Orari 08.30 – 17.00 (me fleksibilitet sipas rastit);
- Vendndodhja: Rr. Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, kati 11, Tiranë.
Apply Now