Internship - HR Administration and Reporting - Balfin Real Estate & Hospitality
Industry: Real Estate
Category: HR Administration and Reporting
Company: Balfin Real Estate & Hospitality
Location: Tiranë

Pozicioni:

Specialist/e Administrimi dhe Raportimi, Departamenti i Burimeve Njerëzore

Përshkrimi i kompanisë:

Balfin Real Estate and Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Roli juaj:

  1. Organizon dhe mirëmban dosjet e punonjësve, sipas procedurave të kompanisë;
  2. Ndjek dhe evidenton lejet e zakonshme të punonjësve, kryen regjistrimet në ‘database’;
  3. Dokumenton dhe ruan në mënyrë elektronike dokumentacionin e punonjësve;
  4. Detyra të tjera, sipas nevojave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Përfitimet e studentit:

  1. Njohuri të reja rreth fushës së BNJ në sektorin e real estate;
  2. Përvojë praktike në administrimin e zyrës, sistemeve dhe procedurave;
  3. Aftësi organizative, planifikuese, të menaxhimit të kohës dhe prioriteteve;
  4. Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
  5. Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.

Profili i kandidatit:

  1. Vijon studimet e larta (cikli bachelor ose cikli master profesional/shkencor);
  2. Aftësi në përdorimin e paketës M. Office (MS Excel dhe Ms Outlook – në veçanti);
  3. Përvojë praktike me pajisjet e zyrës (printer/fotokopje/skaner, faks);
  4. Eksperiencë në menaxhimin e emailit, spreadsheets dhe database;
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
  6. I orientuar drejt përmbushjes së objektivave;

Të tjera: 

  • Angazhim javor, 4-6 orë në intervalin 08.30 – 17.00, në dakordësi me mentorin.
  • Adresa: Bulevardi Bajram Curri, ETC Business Center, kati 8, Tiranë

Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Real Estate
Category: HR Administration and Reporting
Company: Balfin Real Estate & Hospitality
Location: Tiranë
Internship
Industry: Real Estate
Category: HR Administration and Reporting
Company: Balfin Real Estate & Hospitality
Location: Tiranë