Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Finance Intern, BALFIN Group
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Asiston stafin e Departamentit të Financës në rakordime të balancave klient – furnitor;
- Asiston sipas nevojës për sistemim të dokumentacionit fizik justifikues për:
- ditaret e veprimeve të moduleve arkë dhe bankë;
- librat e shitjes dhe blerjeve me librat përkatës si dhe koordinimin për marrjen e dokumentacionit të nënshkruar nga palët;
- Suport në plotësimin e raporteve të ndryshme sipas nevojave të departamentit;
- Kontroll dhe organizim i dokumentacionit hard/soft copy të departamentit.
Përfitimet e studentit:
- Aftësim profesional në fushën e Financës;
- Zhvillimi i aftësive teknike të lidhura me profilin;
- Pajisja me Kartën e Besnikërisë dhe Shpërblimit “Happy” për 1 vit;
- Certifikatë vlerësimi në përfundim të programit të praktikës;
- Mundësi punësimi bazuar në performancë.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta në Financë/Administrim Biznesi;
- I motivuar për të kërkuar përgjigje dhe për të zhvilluar aftësi të reja;
- Preferohet njohës i gjuhës angleze.
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; Orari 08.30 – 17.00
- Vendndodhja: Rr. Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, kati 11, Tiranë.
Apply Now