Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Finance Intern, ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management)
Përshkrimi i kompanisë:
ACREM është kompania që merret me menaxhimin e pasurive të paluajtshme të grupit Balfin, ku pjesë e të cilave janë edhe Qendrat Tregtare më të njohura në vend TEG & QTU.
ACREM është nje kompani lider me 15 vite eksperience në menaxhimin e pasurive të palujatshme kryesisht e specializuar në Qendrat Tregtare (TEG & QTU), nëpërmjet ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve profesionale si: menaxhim, marketing, qeradhënie, konsulencë, shërbime operacionale, mirëmbajtje teknike, siguri fizike, etj,
Në portofolin e saj të menaxhimit tashmë prej 10 vitesh bëjnë pjesë gjithashtu edhe menaxhimi i rezidencave luksoze të banimit ku bëjnë pjesë 2 klientët: Rolling Hills Luxury Residences (Lundër) dhe Ambassador 3 (Tiranë), pasi ACREM është lider i certifikuar në menaxhimin e objekteve me shumë bashkëpronar.
Roli juaj:
- Asiston në detyrat e përditshme të Departamentit të Financës;
- Kryen arkivimin e dokumentacionit;
- Asiston në hedhjen e regjistimin e faturave të blerjes si dhe në gjenerimin e faturave të shitjes në programet financiare;
- Asiston në rakordimin e kartelave klient/furnitor;
- Asiston në përgatitjen e analizave dhe raporteve financiare javore dhe mujore.
Përfitimet:
- Përfiton eksperiencë në profilin e financës;
- Njohja e programeve të Departamenit të Financës;
- Trajnime në lidhje me detyrat dhe proçeset financiare nga stafi me përvoje i departamentit;
- Mundësi punësimi bazuar në performancë;
- Referencë për kryerjen e praktikës.
Profili i kandidatit:
- Të jetë student bachelor ose master në profilin Financë-Kontabilitet, Administrim Biznesi, etj;
- Njohuri të mira të fushës së financës dhe programeve kompjuterike;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të tjera:
- Vendndodhja e zyrës: Qendra Tregtare TEG, Lundër, Tiranë.
- Ndjekja e praktikës mësimore: 4-6 orë/ në ditë (6 orë do të jetë e preferueshme)
- Përcaktimi i orarit do të bëhet në varësi të nevojave të kompanisë dhe mundësisë së kandidatit
- Frekuentimi i praktikës: 5 ditë/javë
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
Apply Now