Internship - E-Commerce - Jumbo Albania
Industry: Retail
Category: E-Commerce
Company: Jumbo Albania
Location: QTU
E-Commerce Intern, KidZone (Jumbo)
Përshkrimi i kompanisë:
Kid Zone u bë pjesë e grupit BALFIN që vitin 2011, duke qenë përfaqesuesi zyrtar i Jumbos. Kompania jonë ka si aktivitet kryesor tregimin e produkteve të ndryshme si lodra, artikuj shkollorë, produkte për shtëpinë, dekorime si dhe produkte sezonale. Aktualisht Kid Zone (Jumbo), operon në 4 shtete të ndryshme: Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Bosnjë.
Roli juaj:
- Planifikimi dhe organizimi i shpërndarjes së produkteve në të gjitha shtetet ku Jumbo operon,
- Monitorimi i konsumit të karburantit dhe kilometrave; kostove të transportit;
- Organizimi i importeve, transportit të porosive brenda vendit;
- Hartimi dhe përditesimi i procedurave të departamentit;
- Organizimi dhe planifikimi i nevojave logjistike të HQ;
- Menaxhimi i magazinës qendrore.
Përfitimet:
- Aftësi analitike pasi ndjek problematikën e produktit që në hyrje dhe deri në zgjidhjen e problemit;
- Aftësi kontrolluese, pasi kontrollon në mënyrë të vazhdueshme çdo lëvizje të stokut;
- Menaxhimin e problematikave të ndryshme të produkteve;
- Të punuarit nën presion dhe bashkëpunimi në skuadër;
- Mundësi punësimi bazuar në arritjen e rezultateve;
- Çertifikatë vlerësimi në përfundim të praktikës.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta bachelor;
- Aftësi të mira të përdorimit të PC;
- Aftësi të mira në komunikim.
Të tjera:
- Organizimi i punës: me dy turne.
- Orari sipas udhëzimeve të Supervizorit.
- Vendndodhja: Qendra Tregtare Univers (QTU)
Apply Now