Intern - Digital Marketing - SCAN TV
Industry: Media
Category: Digital Marketing
Company: SCAN TV
Location: Tiranë

Pozicioni:

Digital Marketing Intern

Përshkrimi i kompanisë:

SCAN TV, pjesë e Grupit BALFIN, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Roli juaj:

  1. Ngarkoni videot e prodhura në TV në profilet social të televizionit;
  2. Editimi grafik i vizualeve për platformat sociale (Youtube; Tik-Tok Instagram, Linkedin),
  3. Ofroni suport për nevojat teknike/operacionale të gazetarëve, moderatorëve, ekipit të montazhit;
  4. Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e televizionit në platformat online.

Përfitimet e studentit:

  1. Aftësim profesional në fushën e medias, me profil ekonomie;
  2. Zhvillimi i aftësive teknike të lidhura me nevojat e departamentit online;
  3. Pajisja me certifikatë vlerësimi në përfundim të programit të praktikës;
  4. Ekspozim për mundësi punësimi në SCAN TV dhe Grupin BALFIN;

Profili i kandidatit:

  1. Student në Shkenca Komunikimi, Marketing Digjital, IT, Gazetari, ose fusha të ngjashme;
  2. Aftësi shumë të mira të drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe;
  3. Njohuri të mira të përdorimit të platformave sociale;
  4. Njohuri për programet e editimit të videove;

Të tjera:

  • Angazhimi javor i pritshëm E hënë – E Premte, 4-6 orë/në ditë;
  • Fleksibilitet në përzgjedhjen e intervalit orar, në dakordësi me mentorin;
  • Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, në mjediset e teleizionit SCAN Tv (Ish Kinostudio, Tiranë).

Apply Now
Similar Job Openings
Intern
Industry: Media
Category: Digital Marketing
Company: SCAN TV
Location: Tiranë