Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Bankier Digjital, Divizioni Retail
Praktika mundësohet në një degët e bankës në: Tiranë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vlorë, Berat, Lushnje, Fier, Sarandë, Ksamil,Gjirokastër, Përmet, Shkodër, Laç, Lezhë, Kukës, Fushë-Krujë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Bilisht, Pogradec.
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Bankieri Digjital është një eksperiencë unike e bankingut dhe përvojës së punësimit nën filozofinë #MësoDukePraktikuar ju do të jeni përfaqësues direkt të bankes si anëtar i ekipit të degës me kontribut direkt në objektivat e biznesit.
Roli juaj:
- Mirëpret dhe orienton klientët që vizitojnë degët e Tirana Bank;
- Ofron shërbim tek klientët nëpërmjet platformës digjitale;
- Kujdeset për implementimin e platformës e-banking për klientët;
- Kryen Transferta, depozita sipas kërkesës së klientit në përputhshmeri me procedurat e bankës;
- Promovon produktet bankare në fokus të shitjes;
- Ofron suport administrativ dhe asiston Bankierin Personal në kryerjen e detyrave;
- Pjesëmarrje në takime promocionale me klientë.
Përfitimet e studentit:
- Njohje me organizimin dhe funksionimin e rrjetit të Degëve dhe profileve të punës;
- Pjesëmarrje aktive në arritjen e objektivave të Degës;
- Paketë trajnimi e diversifikuar, ndërtuar mbi module teorike dhe praktike:
- a. Tirana Bank Students Hub Onboarding; b. Banking in a nutshell; c. Career Development.
- Potencial për një ofertë pune me kohë të plotë, bazuar në performancën tuaj;
- Shtoni përvojë dhe vlerë në CV – në tuaj dhe krijoni avantazh në tregun e punës;
- Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
Profili i kandidatit:
- Energjik, Proaktiv, i motivuar;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Të vijojë studimet e larta (preferohet fusha e ekonomisë).
Të tjera:
- Ditët: E Hënë – E Premte
- Orari: Dakordësohet me menaxherin sipas rastit.
Apply Now