Intern - Data Journalist - SCAN TV
Industry: Media
Category: Data Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë

Pozicioni:

Data Jounalist Intern, SCAN Intel Departament

Përshkrimi i kompanisë:

SCAN TV, pjesë e Grupit BALFIN, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Roli juaj:

  1. Hulumton për gjenerimin e të dhënave sipas orientimeve;
  2. Regjistron të dhënat sipas formatit të aprovuar nga drejtuesit;
  3. Filtron dhe kategorizon të dhënat në varësi të tipit dhe përshtatshmërisë;
  4. Ilustron nga ana grafike të dhënat e marra në studim për një komunikim vizual;
  5. Analizon të dhënat të cilat kontribuojnë në hartimin e një artikulli.

Përfitimet e studentit:

  1. Aftësim profesional në profilin e gazetarit/ analistit të të dhënave;
  2. Zhvillimi i aftësive të buta dhe teknike të lidhura me rolin e gazetarit;
  3. Njohja me industrinë e medias dhe gazetarinë e bazuar në shifra;
  4. Pajisja me certifikatë vlerësimi në përfundim të praktikës;
  5. Ekspozim për mundësi punësimi në Grupin BALFIN.

Profili i kandidatit:

  1. Student në Gazetari, Shkenca Komunikimi, Ekonomi ose profile të ngjashme;
  2. Aftësi shumë të mira të drejtshkrimit dhe gramatikës në gjuhën shqipe;
  3. Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane (e preferueshme);
  4. Interes për zhvillimet e reja në ekonomi dhe biznes.

Të tjera:

  • Angazhimi javor i pritshëm E hënë – E Premte, 4-6 orë/në ditë;
  • Fleksibilitet në përzgjedhjen e intervalit orar, në dakordësi me mentorin;
  • Kohëzgjatja e programit është 3 muaj, në mjediset e SCAN TV (Ish Kinostudio, Tiranë).

Apply Now
Similar Job Openings
Intern
Industry: Media
Category: Data Journalist
Company: SCAN TV
Location: Tiranë