Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Customer Experience and Development Intern, Tirana Bank
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e intershipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Roli juaj:
- Përgjegjës për komunikimin e fushatave marketing tek klientët potencial;
- Asiston specialistin e produkteve në menaxhimin e databazës së klientëve potencial;
- Menaxhon portofolin e klientëve potencial për rrjetin e degëve;
- Kujdeset për organizimin e takimeve dhe këshillimin financiar për klientët e portofolit;
- Kujdeset bashkarisht me ekipin për mbarëvajtjen e aktiviteteve të departamentit;
- Siguron mbështetje administrative për divizionin Retail sipas nevojës.
Përfitimet e studentit:
- Njohja me organizimin dhe funksionin e departamentit të zhvillimit të eksperinecës së klientit;
- Pjesëmarrje aktive në arritjen e objektivave të departamentit;
- Mundësia për të punuar pranë profesionistëve me përvojë;
- Shtoni përvojë dhe vlerë në CV-në tuaj dhe krijoni avantazh në tregun e punës;
- Pajisja me kartë besnikërie dhe shpërblimi “Happy” me afat 1 vit.
Profili i kandidatit:
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi krijuese dhe i motivuar;
- Frymë bashkëpunimi dhe dëshirë për t’u angazhuar;
- Proaktiv.
Të tjera:
- Afati i aplikimeve: 11 shtator 2022
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
- Orari i praktikës: Fleksibël, minimalisht 20 orë në javë. Ditët dhe orari i angazhimit janë subjekt dakordësie me ekipin e punës.
Apply Now