Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Internship - Cost Engineer - ManeTCI
Industry: Real Estate
Category: Cost Engineer
Company: ManeTCI
Location: Tiranë
Pozicioni: Internship Inxhiner Kostoist
Përshkrimi i kompanisë:
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Roli juaj:
- Suport për hartimin/kontrollin e librezave të masave dhe situacioneve;
- Normimi i proceseve të punës për të nxjerrë normat përkatëse;
- Suport për hartimin e analizave teknike të çmimeve për zerat e rinj të punës;
- Suport për hartimin e preventivave të objekteve të planifikuara për ndërtim;
- Kontrolli i situacioneve mujore sipas kontratave të lidhura;
- Kryrja e matjeve për punimet e rifiniturave në terren;
- Suporton inxhinierin e disiplinës për proceset e punës;
- Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga supervizori.
Përfitimet:
- Aftësim profesional nëpërmjet angazhimit në detyra konkrete;
- Njohje e detajuar e procesit kosto-preventinim në praktikë;
- Pjesëmarrje në takime pune dhe trajnime të brendshme;
- Pajisja me kartën e punonjësit “Happy” për zbritje;
- Ekspozim i lartë për mundësi punësimi.
Profili i kandidatit:
- Vijon studimet e larta në Inxhinieri Ndërtimi
- Njohuri të paketës Office;
- Komunikim cilësor.
Të tjera:
- Angazhim me kohë të plotë;
- Në varësi të nevojave, angazhim edhe të Shtunën.
Vendondodhja: Zyra Qendrore, Tiranë.
Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Godina 1, kati 1, Tiranë
Apply Now