Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Communications Intern, BALFIN Group
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Monitoron dhe mbështet zhvillimin e projekteve të përgjegjësisë sociale nga Grupi BALFIN;
- Kontribuon në përgatitjen e njoftimeve dhe publikimeve të brendshme, në përputhje me udhëzimet;
- Ofron suport në organizimin e aktiviteteve dhe eventeve si dhe në përgatitjen e artikujve për shtyp;
- Ndjek kalendarin e postimeve në media sociale të Grupit BALFIN, në përputhje me udhëzimet;
- Asiston sipas nevojës në projekte dhe programe të Departamentit të Komunikimit.
Përfitimet e studentit:
- Aftësim profesional në fushën e komunikimit, marketingut, CSR, etj.
- Zhvillimi i aftësive të komunikimit interpersonale dhe profesionale;
- Zhvillimi i aftësive teknike në përgatitjen e raporteve të ndryshme, etj;
- Pajisja me Kartën e Besnikërisë dhe Shpërblimit “Happy” për 1 vit;
- Certifikatë vlerësimi në përfundim të programit të praktikës.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta, Cikli Bachelor ose Master;
- Aftësi të forta në komunikim, vetëorganizim, dhe menaxhim kohe;
- Njohuri dhe eksperiencë në paketën Office;
- Aftësi të mira komunikuese.
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; 4-6 orë në ditë, në dakordësi me Supervizorin.
- Vendndodhja: Rr. Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, kati 11, Tiranë.
Apply Now