Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Praktikant, Potential Clients Relationship Officer
Departamenti:
Customer Experience and Development, Retail Division
Përshkrimi i kompanisë:
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, themeluar në vitin 1996 anëtare e Grupit BALFIN, e shtrirë në 32 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qenë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Në Tirana Bank, kultura është produkt i vlerave dhe angazhimit të secilit prej nesh për të dhënë më të mirën, çdo ditë.
Në programin e internshipit, ne kërkojmë të krijojmë një përvojë kuptimplotë, shkëmbimi njohurish dhe përvojash ku pjesëmarrësit vlerësohen bazuar në aftësitë ndërpersonale dhe prezantimin e tyre.
Roli juaj:
- Përgjegjës për komunikimin e fushatave marketing tek klientët potencial;
- Asiston në menaxhimin e bazës së të dhënave të klientëve potencial;
- Menaxhon portofolin e klientëve potencial për rrjetin e degëve të Tirana Bank;
- Kujdeset për organizimin e takimeve dhe këshillimin financiar për klientët e portofolit;
- Kujdeset bashkarisht me ekipin për mbarëvajtjen e aktiviteteve të departamentit;
- Siguron mbështetje administrative për divizionin Retail sipas nevojës.
Përfitimet e studentit:
- Mundësi për të ndërvepruar në një ambient dinamik;
- Njohje me organizimin dhe funksionin e departamentit;
- Mundësi për të përvetësuar aftësi organizative dhe komunikim efektiv;
- Shtoni përvojë në CV-në tuaj dhe krijoni avantazh në tregun e punës;
- Paketë trajnimi e diversifikuar, ndërtuar mbi module teorike dhe praktike;
- Tirana Bank Students Hub Onboarding, Banking in a nutshell; Career Development;
- Mundësi shpërblimi bazuar në rezultatet e arritura nga studenti gjatë praktikës;
- Pajisja me kartën e besnikërisë “Happy” me kushtet preferenciale të punonjësve.
Profili i kandidatit:
- Energjik, proaktiv dhe i motivuar;
- I/e aftë të tregojë etikë profesionale dhe angazhim;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
- Të vijojë studimet universitare në fushën e ekonomisë apo shkencave sociale.
Të tjera:
- Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
- Orari i praktikës: Minimalisht 20 orë në javë.
- Ditët dhe orari i angazhimit janë subjekt dakordësie me mentorin e programit/drejtuesin e praktikës.
Apply Now