Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Business Applications Support Intern
Përshkrimi i kompanisë:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Roli juaj:
- Administron dhe konfiguron aplikacionet e biznesit;
- Krijon dhe administron profilet e përdoruesve në aplikacionet e biznesit;
- Teston zhvillimet e reja ose ndryshimet në sistemet e përdorura nga shoqëritë e Grupit BALFIN;
- Përfshihet në implementimet e aplikacioneve të biznesit në shoqëritë e Grupit BALFIN;
- Ndihmon dhe asiston Manaxherin e Aplikacioneve të Biznesit në projektet dhe/ose probleme ditore;
- Trajnon dhe suporton përdoruesit.
Përfitimet e studentit:
- Njohje me sisteme të ndryshme të teknologjise së informacionit;
- Njohje me praktikat e administrimit të sistemeve të informacionit;
- Njohuri të avancuara në SQL Server (administration, querying);
- Mundësi për të aplikuar në praktikë njohuritë e marra në shkollë;
- Pajisja me Kartën e Besnikërisë dhe Shpërblimit “Happy” për 1 vit.
Profili i kandidatit:
- Vijimi i studimeve të larta në Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinieri Software, Informatikë Biznesi;
- Aftësi organizative dhe planifikuese për të manaxhuar kohën;
- Iniciativë dhe aftësi për të ofruar ide të reja;
- Aftësi të mira komunikuese;
Të tjera:
- Ditët e javës: E Hënë – E Premte; Orari 08.30 – 17.00.
- Vendndodhja: Rr. Shkëlqim Fusha, Selite, Pallati “Matrix Konstruksion“, Kati 0 dhe +1, Tiranë.
Apply Now