Internship - After-Sales - Balfin Real Estate & Hospitality
Industry: Real Estate
Category: After-Sales
Company: Balfin Real Estate & Hospitality
Location: Tiranë

Aftes-Sales Intern

Përshkrimi i kompanisë:

Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një Hub në të cilin janë zhvilluar me fokus të qartë të gjitha shërbimet që lidhen me tregun e pasurive të patundshme dhe jo vetëm, duke u bërë kështu një kompani inovatore në 360 gradë të saj. Vlera e shtuar e kësaj kompanie qëndron në tre shtyllat kryesore mbi të cilat ka ngritur filozofinë e saj dhe modelin e të bërit biznes: Pasuri të patundshme; Menaxhimi i aseteve dhe pronave; dhe Menaxhim dhe shërbime hoteliere.

Roli juaj:

  1. Asiston në proceset e pas-shitjes, në mirëmbajtjen e klientëve si edhe në procese të tjera që zhvillohen në departamentin e shitjes;
  2. Kontaktimi i klientëve për arkëtimin e pritshëm për asetet e shitura;
  3. Asiston në përgatitjen e raporteve të arkëtimeve;
  4. Merret me draftimet e kontratave të ndryshme të departamentit;
  5. Suporton me skanimet e kontratave të finalizuara;
  6. Kujdeset që kontratat të dërgohen në kompanitë përkatëse;

Përfitimet e studentit:

  1. Informacion të përgjithshëm lidhur me mënyrën e operimit dhe funksionimit të kompanisë;
  2. Informacion lidhur me politikën dhe procedurat e kompanisë;
  3. Përfitimi i informacionit për portofolin më të madhë të pronave të pasurive të patundshme në tregun vendas;
  4. Analizimi i kthimit të investimit dhe rritja e vlerës së pronës;
  5. Mundësi ekspozimi për punësim në sektorin real estate;
  6. Pajisja me kartën “Happy” për të përfituar zbritje.

Profili i kandidatit:

  1. Vijimi i studimeve të larta në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit

Të tjera: 

Orari 08:30-17:00

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, ETC Business Center, kati 8, Tiranë


Apply Now
Similar Job Openings
Internship
Industry: Real Estate
Category: After-Sales
Company: Balfin Real Estate & Hospitality
Location: Tiranë