Sign Up and let us know which program is of interest to you and we will keep you updated on the latest opportunities, news, and events.
Pozicioni:
Arkitekt Intern, Departamenti Teknik
Përshkrimi i kompanisë:
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Roli juaj:
- Asiston në procesin e projektimit;
- Kontribuon në procesin e detajimit të projekt-idesë në projekt-zbatim;
- Kontribuon në plotësimin dhe materializimin e librarirsë së detajeve arkitektonike dhe teknologjike;
- Asiston në pozicionin e Arkitektit të Klientit.
Përfitimet:
- Krijon përvojë në harmonizimin e disiplinave të ndryshme në projektim;
- Njeh komponentët, fazat e zhvillimit dhe implementimit të një projekti arkitektonik;
- Përvojë në zbatimin e aspekteve ligjore dhe rregullatore të planifikimit dhe projektimit në vend;
- Aftësim në hartimin e një projekti zbatimi, të kuptuarin dhe të vizatuarin e detajeve arkitektonike;
- Zhvillon aftësinë e të punuarit në grup dhe të komunikimit me klientin;
- Mundësi shpërblimi, bazuar në eksperiencën gjatë praktikës.
Profili i kandidatit:
- Student në profilin e arkitekturës ose urbanistikës (viti i katërt ose i pestë);
- Njohuri shumë të mira të vizatimit teknik në CAD (preferohet REVIT);
- Eksperienca parapraktike në arkitekturë (e preferueshme);
- Vullnet për t’u përfshirë në proceset e projektimit;
- Të nxitet nga fryma e punës në skuadër.
Të tjera:
- Angazhimi javor: 5 ditë, 4-6 orë në ditë – në dakordësi me mentorin;
Apply Now